Vëllezërit Shala nuk i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit, vazhdojnë me shtete të ndryshme

16 Janar 2017 - 08:58      

Vëllezërit Egzon e Edon Shala vazhdojnë të stërviten së bashku në Prizren, nën urdhrat e trajnerit dhe babait të tyre, Sylejmanit.

Por dy mundësit do të vazhdojnë që në gara ndërkombëtare të prezantojnë shtete të ndryshme. I madhi, Egzoni, do të vazhdojë të garojë për Shqipërinë, ndërsa i vogli, Edoni, edhe në të ardhmen do të garojë për Kosovën, shkruan Koha Ditore.

Egzoni 26-vjeçar, ka treguar se do të vazhdojë për Shqipërinë për të mos i bërë konkurrencë vëllait.

Dy mundësit garojnë në kategorinë deri 97 kilogramë në stil të lirë dhe do të mundë të penalizoheshin nëse garojnë për të njëjtin vend, për faktin se në një kategori nga një vend në gara të mëdha lejohet vetëm një garues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...