16 Janar 2017 - 09:44
Ata po luftonin për të unifikuar titujt e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBC dhe IBF, për të siguruar njohjen se cili është më i miri në këtë kategori.
Dhe tash ndoshta do ta bëjnë një rimeç pasi përballja e së shtunës mbrëma në Brooklyn përfundoi me barazim. Dy anëtar të jurisë vlerësuan luftën 113:113, ndërsa njëri e vlerësoi 114:112 në favor të britanikut DeGale, shkruan ESPN, përcjell Koha Ditore.
Dy boksierët kanë mbajtur titujt e tyre, DeGale atë IBF dhe boksieri nga Gaboni me shtetësi të Suedisë, Jack, atë WBC. Meçi ishte përplot me aksion. Badou Jack u rrëzua një herë në raundin e parë, ndërsa DeGale një herë në raundin e fundit dhe mezi arriti të qëndronte në këmbë deri në fund të meçit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...