Toski shpreson në debutim të shpejtë në Malajzi

16 Janar 2017 - 09:18      

Mesfushori kosovar, Faton Toski, shpreson të debutojë menjëherë me fanellën e Perakut në kampionatin e Malajzisë. Toski 29-vjeçar, që ditë më parë u transferua nga Laçi, me Perakun ka nënshkruar kontratë për dy vite.

"Besoj se do të debutoj të shtunën. Kam filluar me stërvitje dhe jam shumë mirë me formën fizike. Shpresoj të debutoj me fitore", ka thënë Toski të dielën për gazetën Koha Ditore.

Perak ndeshjen e parë për edicionin e ri në Superligën e Malajzisë do ta luajë të shtunën kundër Pahangut. Në Majlazi, te Kedah, luan mesfushori tjetër kosovar, Liridon Krasniqi. "Pritja ka qenë shumë e mirë, por unë shpresoj që një ditë sërish të kthehem në Gjermani për ta vazhduar karrierën. Nuk e di se kur, por do të kthehem. Te Laçi kam kaluar shumë mirë", ka theksuar Toski.

Ish-reprezentuesi i U-19 të Gjermanisë dhe Përfaqësueses A të Kosovës më herët karrierë ka bërë te Franfkurti dhe Bochumi në Gjermani.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...