Foto: Koha / ilustrim

Prishtina po e luan edicionin e fundit në Ligën Ballkanike

16 Janar 2017 - 08:32      

Liga Ballkanike në basketboll (BIBL) nga edicioni i ardhshëm do të mbetet pa njërën prej skuadrave më të suksesshme.

Kampionia e dy edicioneve të fundit, Sigal Prishtina, nuk do të luajë më në ligën ku këtë edicion paraqiten ekipe nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi e Bullgaria, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e kanë bërë të ditur të dielën burime të gazetës brenda klubit të kaltër. Prishtina me shumë gjasa nuk do t'ia dalë të kalojë grupin në Ligën Ballkanike, por edhe nëse e kalon në fazën e dytë dhe në fund ia del të mbrojë titullin, prapë pritet të përshëndetet me Ligën Ballkanike, ndaj së cilës klubet kosovare vazhdimisht kanë pasur ankesa.

"Si klub e kemi fituar titullin në dy vitet e fundit dhe BIBL-i nuk na ka shpërblyer me asnjë cent. Kështu që me këtë edicion i vjen fundi paraqitjes në Ligën Ballkanike. Pritet që klubi të vazhdojë garat në Kampionatin e Kosovës dhe në gara evropiane, në FIBA Europe Cup apo në Ligën e Kampionëve. Synim për edicionin tjetër është të kalohet grupi në gara evropiane, gjë që nuk e kemi arritur në dy edicionet e para", ka thënë një zyrtar i Prishtinës në kushte anonimiteti.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...