16 Janar 2017 - 08:18
Edicionin e kaluar Gjilani ishte i pesti, ndërsa tani është i gjashti. Por, ndonëse Gjilani nuk është veçuar për rezultate, dy lojtarë të këtij klubi megjithatë ishin prej më të mirëve në fushat e futbollit kosovar,shkruan sot Koha Ditore.
Kështu të paktën kanë vlerësuar trajnerët e 12 skuadrave të Vala Superligës. Janë portieri i Gjilanit, Faton Maloku, dhe mbrojtësi i krahut Armend Thaçi që kanë marrë votat e mjaftueshme të trajnerëve të Superligës për të zënë vend në njëmbëdhjetëshen më të mirë të Superligës për vitin 2016.
Njëmbëdhjetëshja më e mirë, e zgjedhur me votat e trajnerëve, është bërë publike të shtunën mbrëma në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të FFK-së. Në fakt, është zgjedhja që bëjnë trajnerët, që vlerësohet se do të duhej të ishin shembull për korrektësi, ajo që ngjall më së shumti debat, nga viti në vit.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...