15 Janar 2017 - 20:36
Një gol në minutën e 83-të të ndeshjes nga Zlatan Ibrahimoviqi arriti të sillte një pikë për Unitedin, pas golit të pjesës së parë të James Milnerit.
“Shpresoja të kemi pak fat, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Nesër mund të kënaqem me rezultat, por sot vetëm me performancë. Ishte ndeshje e çmendur. Kishte shumë aksione në minutat e fundit. Ishim këtu për të fituar prandaj nuk jemi 100 për qind të kënaqur”, ka deklaruar pas takimit Klopp.
Në anën tjetër, rivali Jose Mourinho nga Unitedi ka deklaruar Liverpooli ishte ekipi që është mbrojtur në këtë takim.
“Ne ishim ekipi që sulmonte dhe Liverpooli ishte ekipi që mbronte. Të shohim a do të jenë kritikët të drejtë. E shijova ndeshjen, por nuk jam i kënaqur që nuk arritëm tri pikët”, ka deklaruar Mourinho, raporton BBC, transmeton koha.net.
Liverpooli del në pozitën e tretë me këtë barazim me 45 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami si i dyti, por mbetet prapa Chelseat si lider me shtatë pikë. Unitedi mbetet i gjashti me 40 pikë, dy më pak se Manchester City që është i pesti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...