15 Janar 2017 - 18:51
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së 21-të të Premier Ligës nisi më mirë për mysafirët. James Milner shënoi i pari në ndeshje në minutën e 27-të nga penaltia. Penaltinë e shkaktoi Paul Pogba pas lojës me dorë.
Rezultati u barazua tek në minutën e 84-të nga Zlatan Ibrahimoviq. Ai realizoi me kokë pas asistimit nga Antonio Valencia.
Barazimi nuk i sjell favore asnjërës skuadër. Liverpooli del në pozitën e tretë me 45 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami si i dyti, por mbetet prapa Chelseat si lider me shtatë pikë. Unitedi mbetet i gjashti me 40 pikë, dy më pak se Manchester City që është i pesti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...