15 Janar 2017 - 16:05
“Liverpooli mund t’iu konfirmojë se ka tërhequr nga seleksionimi Joel Matipin për përballjen e sotme në kuadër të Premier Ligës ndaj Manchester Unitedit pasi klubi është duke kërkuar qartësi nga FIFA nëse lojtari ka të drejtë të luajë”, thuhet në konfirmimin e klubit, transmeton Koha.net.
Matip, 25 vjeçar, u emërua në skuadrën preliminare të Kamerunit për Kupën e Kombeve të Afrikës, që luhet këtë muaj. Por, mbrojtësi i Liverpoolit ka thënë se nuk dëshiron të luajë në këtë turne.
“Federata e Futbollit të Kamerunit ka dështuar të konfirmojë se Matip mund të luajë për klubin gjatë kësaj periudhe të Kupës së Afrikës. Liverpooli në mënyrë të përsëritur, si një çështje urgjente, ka kërkuar nga FIFA që të jep qartësi në këtë drejtim”, thuhet në konfirmimin e klubit nga Anfield Road.
Liverpooli më tutje thotë se, “sipas pikëpamjes së klubit lojtari duhet të jetë në dispozicion për klubin e futbollit gjatë periudhës së turneut dhe do të vazhdojë të punojë për një zgjidhje të shpejtë dhe të qartë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...