Zorya Luhansk - një klub futbolli në mërgim

15 Janar 2017 - 09:18      

Një tren në linjën Kiven - Odesa po udhëton drejt jugut me shpejtësi nëpër një natë të akullt dhjetori.

Derisa temperaturat jashtë kanë shkuar deri në minus 12 gradë celsius, disa thashetheme janë përhapur nëpër tren se fusha e stadiumit të skuadrës Chernomorets është ngrirë dhe se ndeshja e futbollit mund të anulohet, transmeton Koha Ditore shkrimin e DW.

"Nuk ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë!", thotë Vladimiri, i cili po udhëton me tren për të parë ekipin e tij, Zorya Luhansk, që luan ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Evropës kundër Manchester Unitedit. "Më shumë jam i shqetësuar për Zlatan Ibrahimoviqin dhe lojtarët tjerë të Manchester Unitedit, të cilët ndoshta kurrë nuk kanë parë borë me sy më përpara".

Temperatura e ulët dhe ngrica, është shqetësimi më i vogël për ekipin e Zoryas. Kur separatistët rusë morën kontrollin në qytetin Luhansk në vitin 2014, stadiumi i Zoryas u dëmtua nga mortajat dhe ekipi u detyrua të kërkonte strehim diku tjetër. Dhe, Zorya kërkoi shpëtimin në mërgim.

Kjo skuadër tani ndeshjet e garave të Evropës i luan plot 966 kilometra larg Luhanskut, në Odesa.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...