Foto: Koha / ilustrim

Hyseni sjell në Ferizaj përvojën e madhe nga Maqedonia

15 Janar 2017 - 08:43      

Genc Hyseni kishte bërë planin se si do të paraqitej më 13 korrik 2011. E kishte menduar edhe mënyrën e festimit nëse do të shënonte gol.

Por, ëndrra e tij për t'u paraqitur me fanellën e Shkëndijës së Tetovës ndaj Partizanit të Beogradit, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ishte shuar, shkruan Koha Ditore. Hyseni tash 33-vjeçar nuk arriti të kompletojë dokumentacionin për t'u paraqitur në ndeshjen që Shkëndija e humbi 4:0 në Beograd.

"Planifikoja që të veshja një fanellë nën asaj kryesores. Kjo për mua do të ishte e veçantë, pasi do të bartte mbishkrimin Kosova. Dhe nëse do të shënoja gol, do ta zbuloja", thotë Hyseni.

Hyseni e pranon se do të ishte provokim i rëndë, por insiston se do ta bënte edhe pse do të barte rrezik të madh. Por kjo mbeti veç ëndërr. Thotë se i mbetet merak i jetës që nuk luajti në atë ndeshje... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...