Lëshimi i Grenitës me snoubord ndalet në Turqi

15 Janar 2017 - 08:20      

Prejse ka nisur pushimi dimëror i shkollave në Kosovë, nga fundi i muajit dhjetor të vitit të shkuar, Grenita Grazhda është zhvendosur me familjen e saj në Brezovicë.

Edhe kur të nisë gjysmëvjetori i dytë nëpër shkolla, Grenita nuk do t'i ndahet qendrës skitare në Brezovicë. Nga e hëna deri në të premten do të jetë në shkollë, kurse ditëve të vikendit nga Prizreni thotë se shkon në Brezovicë.

Arsyeja që si 16-vjeçare gjatë sezonit dimëror më shumë qëndron në Brezovicë sesa në qytetin e saj, janë sportet dimërore, shkruan sot Koha Ditore. E veçanta rreth saj nuk mbaron me kaq.

Ajo për dallim prej vajzave tjera, që preferojnë skijimin, ka një pasion tjetër. Pasioni i saj është lëshimi me snoubord dhe në të ardhmen mendon që kjo t'i bëhet njëlloj profesioni.

Në Kosovë nuk është shumë e zhvilluar kjo disiplinë dhe shihet si sport i pazakontë dhe ekstrem sidomos për femrat. Por Grenita nuk e sheh kështu.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...