Foto: Koha / ilustrim

Kosova, stacion i largët për amerikanët që ëndërrojnë NBA-në

15 Janar 2017 - 08:06      

Janë të shumtë basketbollistët amerikanë që Superligën e Kosovës e shohin si stacion të përkohshëm drejt kampionateve më të forta.

Ka të tillë që bëjnë apo kanë bërë karrierë në Kosovë e që synojnë të luajnë në Euroligë apo edhe në NBA, ligën më të fortë të basketbollit në botë, shkruan sot Koha Ditore.

Por vetë fakti që luajnë në Kosovë dëshmon se NBA-ja, liga elitare amerikane e basketbollit, nuk është shumë afër për këta lojtarë. Në fakt asnjë basketbollist amerikan që ka luajtur në Kosovë më pas nuk i është bashkuar NBA-së. Basketbollistët e parë amerikanë në Kosovë kanë ardhur në vitet e para të pasluftës.

Për një kohë niveli i lojtarëve amerikanë që kanë ardhur në Kosovë ka shkuar duke u ngritur. Më i njohuri prej tyre vlerësohet të ishte Acie Earl, lojtar me gjashtë vite karrierë në NBA, që kishte luajtur për Dukagjinin e Pejës në vitin 2004.

Ai në Kosovë kishte ardhur në një fazë të vonshme të karrierës, por kishte bërë dallimin... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...