Foto: Reuters

Rally Dakar, Loeb fiton etapën e 11-të

14 Janar 2017 - 23:03      

Sebastian Loeb rikthehet të fitojë një etapë në Rally Dakar. Në kategorinë e makinave, piloti francez i “Peugeot” bëri tijin etapën e 11 të këtij kompeticioni me kohën 3 orë 21 minuta e 15 sekonda.

Në vendin e dytë u rendit rivali i tij Stephane Peterhansel me vetëm 18 sekonda më shumë, ndërsa vendi i tretë ishte për argjentinasin “Terranova”. Në renditjen e përgjithshme vazhdon të jetë në krye Peterhansel me një diferencë prej 5 minutash e 32 sekonda kundrejt bashkëkombësit të tij Loeb në vendin e dytë.

Në kategorinë e motorëve, spanjolli Joan Barreda shënoi një tjetër fitore duke e përvetësuar etapën e 11 me kohën 3 orë 16 minuta e 57 sekonda, transmeton TCH.

Në vendin e dytë u pozicionua portugezi Gonçalves me 1 minutë e 50 sekonda më shumë, ndërsa në të tretin doli holandezi Van Beveren. në klasifikimin e përgjithshëm të kësaj kategorie, Sunderland është i sigurt në vendin e parë i shkëputur me 33 minuta e 9 sekonda nga Walkner në vendin e dytë, ndërsa i treti është Farres Guell.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...