Interi vazhdon me formën e lartë

14 Janar 2017 - 22:40      

Interi ka arritur të përmbysë rezultatin në përballjen e sotme ndaj Chievos për të marr pikët e plota.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Sergio Pellissierit, i cili shënoi në minutën e 34 pas një asistimi nga Birsa, raporton Koha.net.

Në pjesën e dytë Interi arriti të përmbysë rezultatin dukë barazuar së pari shifrat përmes Icardit në minutën e 69.

Argjentinasi shënoi pas asistimit nga Candreva.

Icardi ishte pjesëmarrës edhe në golin e fitores, duke asistuar për Perisiqin që shënoi në minutën e 86.

Në minutën e 90+3 Interi shënoi edhe njëherë përmes Ederit, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Interi mban vendin e gjashtë me 36 pikë, kurse Chievo në vendin e 11-të ka 25 pikë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...