Zidane: Ramos, një futbollist shembull

14 Janar 2017 - 22:26      

Zinedine Zidane e ka përshkruar Sergio Ramosin si një nga futbollistët më inspirues në futbollin spanjoll, pas problemeve që ka kapiteni i Realit ka pasur me fansat e Sevillës.

Gjesti i Ramosit pas golit të barazimimit që shënoi në Kupën e Mbretit, 3-3, ka frustruar fansat e Sevillës të cilët kanë abuzuar me të, transmeton Koha.net.

Sevilla ka bërë një ankesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Spanjës për sjelljen e Ramosit, kurse Reali është kundërpërgjigjur duke i dhënë mbështetjen e plotë kapitenit të vet.

“Mbi të gjitha Ramos është kapiteni ynë, ai është shembull për të gjithë, jo vetëm në zhveshtore. Ai ndoshta është futbollisti më emblematik në futbollin spanjoll”, ka thënë Zidane në prag të përballjes së nesërme ndaj Sevillës në kuadër të La Ligës, raporton Goal.

Trajneri i Realit më tutje ka thënë se nuk duhet të diskutohet shumë rreth kësaj çështje ndërsa ka shtuar se të gjithë lojtarët duhet të respektohen.

“Kjo ka kaluar. Nuk do të flasim më shumë. Sevilla ka kërkuar të njëjtën gjë për ne, respektin maksimal për të gjithë lojtarët, jo vetëm për Sergion. Fansat vetëm duan të shikojnë futboll, kjo temë është mbyllur”, është shprehur francezi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...