14 Janar 2017 - 21:45
Pingpongisti i vitit u zgjodh Linor Citaku, i klubit Prishtina për sukseset në Kosovë dhe pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare, raporton KTV.
Pingpongistja e vitit është Vlona Maloku, po ashtu e klubit Prishtina, për arritjet e saja në arenën vendore dhe pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare, duke realizuar 7 fitore në Botërorin, në Kuala Lumpur.
Federata e pingpongut, shpërbleu të madh e të vogël për paraqitjet e tyre gjatë vitit 2016, e në fund edhe kryetarin e saj Nehat Çitakun.
Kryetarit nga Federata që e udhëheq ai, iu nda mirënjohja e veçantë për kontributin e vazhdueshëm për ngritjen e pingpongut në Kosovë, e posaçërisht për arritjen e marrëveshjes për furnizim me pajisje, që është në fakt detyrë dhe obligim i tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...