Bajraliu e Ukëhaxhaj, tenistët e vitit 2016

14 Janar 2017 - 21:21      

Granit Bajraliu e Blearta Ukëhaxhaj, janë tenistët e vitit 2016 të zgjedhur nga Federata e Tenisit e Kosovës përmes një ceremonie për laureatët e vitit.

Bajraliu, përveç suksesit në Kosovë, mori pjesë për herë të parë edhe në Kupën Davis me Kosovën, ndërsa Ukëhaxhaj ishte tenistja më e suksesshme në vend dhe mori pjesë edhe në disa turne ndërkombëtarë.

Të dy tenistët ishin më të mirët edhe vitin e kaluar, raporton KTV.

Federata e Tenisit e Kosovës për klubin më të mirë të vitit, zgjodhi ekipin e Prishtinës, ndërsa për trajner të vitit Sami Ukëhaxhajn e klubit NIC.

Nga kategoritë e reja ka dominuar klubi i tenisit Peja, që ka marrë katër çmime nga gjashtë, sa ndau Federata.

Ndërkohë, janë ndarë mirënjohje për kontribut gjatë vitit 2016 edhe për gjyqtarin dhe punëtorët sportivë të dalluar, gjatë vitit që e lamë pas.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...