Foto: Reuters

Arsenali demolon Swansean, merr vendin e tretë

14 Janar 2017 - 17:52      

Arsenali ka qenë i pamëshirshëm në përballjen e sotme kundër Swanseas.

“Topçinjtë” shënuan fitore të thellë prej 0-4, raporton Koha.net. Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi francez Giroud nga afërsia në minutën e 37.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë në portën e tyre. Ishte Cork në minutën e 54 dhe Naughton në të 67 që shënuan autogola.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi kiliani Sanchez kur po zhvillohej minuta e 74.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...