Sturridge: Jam sulmuesi më i mirë i Liverpoolit

14 Janar 2017 - 14:42      

Daniel Sturridge ka pohuar se ai është “sulmuesi më i mirë që ka Liverpooli”, përkundër formës së dobët që ka treguar këtë sezon në Premier Ligë.

Anglezi ka luajtur nga fillimi vetëm në pesë ndeshje të ligës shkaku i problemeve me lëndime. Ai nuk tregoi formë të mirë në ndeshjen e mesjavës kundër Southamptonit.

“Besoj se jam sulmuesi më i mirë që ka Liverpooli”, ka thënë Sturridge për Sky Sports. “Ky është mendimi im. Por menaxheri dhe të tjerët kanë mendimet e tyre. Është menaxheri ai që zgjedh ekipin dhe në ndonjë ndeshje të caktuar, ai nuk e ndjen se unë jam sulmuesi më i mirë. Ky është vendimi i tij. Duhet ta pranosh dhe nuk duhet të zhgënjehesh”.

“Në futboll gjërat nuk duhet t’i merrni personale. Kam luajtur shumë ndeshje për Liverpoolin. Sezonin e kaluar luajta shumë ndeshje dhe isha golashënuesi më i mirë në të gjitha garat. Nuk ka të bëjë me lëndimet. Duhet të jeni i gatshëm për çdo ndeshje”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...