Trepça gjobitet me 5.000 euro për incidentin në Mitrovicë

14 Janar 2017 - 09:57      

Liga Ballkanike të premten ka marrë disa vendime për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Trepçës dhe Pejës, të zhvilluar në kuadër të kësaj gare, të mërkurën mbrëma, në Mitrovicë.

Ndeshja është regjistruar me rezultatin zyrtar 20:0 në të mirë të Pejës, kurse Trepçës si pasojë e kësaj, nuk do t'i takojë pika e humbësit dhe është gjobitur me pesë mijë euro. Po ashtu, për ndeshjen e radhës si vendase në këtë garë, do të duhet që të luajë maksimumi para 300 tifozëve, jo më shumë dhe ata të jenë të vendosur në tribunat prapa koshave, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të BIBL-it, Trepça duhet të paguajë gjobën deri të martën në orën 12:00. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...