Krasniqi, më në fund siguron meçin që aq shumë e deshi

14 Janar 2017 - 08:47      

Më së largu më 22 prill, Haxhi Krasniqi, do të boksojë me legjendën e boksit, Arthur Abraham.

Kompanitë promovouese, ajo SES Boxing e Krasniqit dhe Sauerland e Abrahamit kanë arritur tashmë marrëveshje për meçin që është eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme.

Meçin do ta organizojë kompania e Krasniqit SES Boxing dhe ky fakt sipas gazetës së madhe gjermane "Bild", është mjaft befasues. Është pritur që meçin ta organizoi Sauerlandi, por negociatat mes dy kompanive kanë nxjerrë SES-in organizator. Ka mbetur vetëm të nënshkruhet kontrata dhe të caktohen data dhe vendi i saktë, shkruan sot Koha Ditore.

Meçi do të zhvillohet gjatë muajit prill, më së largu më 22, në Magdeburg apo Ludwigsburg të Gjermanisë. Lokacioni dhe data e saktë varen nga televizioni që do të transmetojë meçin, që ka mbetur të caktohet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...