Kosova planifikon të natyralizojë dy kroatët e Besës

14 Janar 2017 - 08:38      

Dështimi në tri cikle eliminatore ka bërë që në Federatën e Hendbollit të Kosovës të punojnë më me ngulm për të afruar në Përfaqësuese lojtarë cilësorë të huaj.

Sfidat e radhës Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do t'i ketë në muajin qershor, ndërsa nën urdhrat e përzgjedhësit Taip Ramadani para se të nisë gara IHF Trophy për Evropë, pritet të vihen dy kroatët e Besa Famiglias, Goran Biljaka e Ante Kukrika, shkruan sot Koha Ditore.

Biljaka e Kukrika ka kohë që luajnë për ekipin pejan dhe vlerësohet se bëjnë diferencën e Besës me ekipet e tjera kosovare. Të vlefshëm vlerësohet se do të jenë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, që ka mungesë të lojtarëve të pozitave të jashtme, përkatësisht të bekave. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...