Guradiola thotë se në janar nuk do të përforcojë skuadrën

13 Janar 2017 - 22:40      

Pep Guardiola thotë se Manchester City nuk do të bëjë ndonjë transferim në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

Gabriel Jesus, që kishte arritur marrëveshje me Cityn në gusht nga Pameiras, është transferi i vetëm që ka arritur në Etihad Stadium në janar.

City ka qenë e lidhur me transferimin e Holger Badstuberit, por ky i fundit u bashkua ditë më parë me Schalken në formë huazimi nga Bayerni, kurse Guardiola është i shqetësuar me forcat e tij defansive kur dihet që Kompany ka pasur probleme në këtë sezon me lëndime.

“Jam i lumtur me skuadrën që kam. Kjo mund të ndryshojë nëse ndodh ndonjë lëndim, që shpresoj që mos ndodh. Jam i lumtur të punoj këtu dhe me njerëzit që po punoj”, është shprehur Guardiola për Sky Sports.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...