Costa probleme me Chelsean, tundohet nga oferta e kinezëve

13 Janar 2017 - 21:08      

Raportohet se sulmuesi i Chelseat, Diego Costa është lënë jashtë skuadrës për përballjen e nesërme ndaj Leicesterit pas një mosmarrëveshje me trajnerin rreth fitnesit.

BBC raporton se spanjolli nuk ka stërvitur këtë javë dhe nuk ka udhëtuar për t’u përballur me kampionin e Premier Ligës, transmeton Koha.net.

Raportohet se ai është tunduar nga një ofertë e majme nga Kina, e cila është 30 milionë funta (34 milionë euro) në vit.

Costa, 28 vjeç, në këtë sezon ka qenë vendimtar për Chelsean duke shënuar 14 gola dhe bërë pesë asiste për ta ndihmuar skuadrën të mbajë vendin e parë në ligë.

BBC thotë se Chelsea ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...