Kosova pëson rënie në ranglistën e FIFA-s

13 Janar 2017 - 09:38      

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në ranglistën e re të FIFA-s për muajin janar.

Në ranglistën e publikuar Kosova renditet në pozitën e 166-të me 135 pikë të grumbulluara sikurse në muajin e shkuar. Në të vërtetë, këtë muaj Kosova është një pozitë më poshtë sesa muajin e shkuar dhe në ranglistën e re gjendet nën Përfaqësuesen e Singaporit, që ka 136 pikë dhe është në vendin e 165-të, transmeton Koha Ditore.

Ngjashëm sikurse Kosova, edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në ranglistën e re. Shqipëria në ranglistën e re është dy pozita më poshtë sesa muajin e shkuar. Për muajin janar Shqipëria renditet në pozitën e 51-të me 618 pikë të mbledhura.

Shqipëria ka një pikë më pak se Nigeria, që është e 50-ta dhe dy më shumë sesa Sllovenia, që është e 52-ta. Ndërkohë, dhjetë pozitat e para nuk kanë ndryshuar.

Përfaqësuesja e Argjentinës mbetet e para me 1544 pikë, duke lënë pas vetes Gjermaninë (1433), Kilin (1404), Belgjikën (1368), Kolumbinë (1345), Francën (1305), Portugalinë (1229), Uruguain (1187) dhe Spanjën (1166).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...