Rashkaj, i vendosur për ta kthyer shkëlqimin që kishte

13 Janar 2017 - 09:17      

Kthimi në Kampionatin e Suedisë në futboll hap shumë rrugë për mesfushorin kosovar, Anel Rashkaj. Por 27-vjeçari nuk e di nëse kthimi në ligën e njohur si "Allsvenskan" do t'ia hapë rrugën për kthimin në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Rashkaj, i pëlqyer në masë të madhe nga tifozët e Kosovës, ishte kapiten i përfaqësueses për disa vite. Por për shkak të nivelit të ulët në të cilin luante, ai ka kohë që nuk ftohet në përfaqësuese, shkruan sot Koha Ditore.

Prizrenasi në fund të dhjetorit firmosi për dy vite me klubin AFC Eskilstuna që promovohet në kategorinë e parë të Suedisë. Kampionati i Suedisë është shumë i njohur për mesfushorin kreativ.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...