Kosova i dha shumëçka BIBL-it: cilësi, tifozë e incidente

13 Janar 2017 - 08:46      

Një ligë rajonale pa lidhje direkte me gara evropiane dhe me skuadra mesatare nga një rajon me basketboll jo fort të zhvilluar, vështirë se mund të ekzistojë në kohën kur motivi kryesor është pikërisht dalja në Evropë. Por, situata bëhet krejt ndryshe, shumë më e favorshme, nëse pjesë e Ligës janë skuadrat kosovare.

Kjo aktualisht është gjendja në Ligën Ballkanike në Basketboll (BIBL). Njohësit e basketbollit në rajon në vitet e fundit kanë vlerësuar se BIBL do të ishte e pamundur të ekzistojë pa skuadrat kosovare pjesë e saj, shkruan sot Koha Ditore.

"Ekipet tona i japin shpirt Ligës Ballkanike. Kjo është më se e qartë", ka thënë të enjten kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

Në kohën kur skuadrat kosovare nuk marrin pjesë në Ligën e Adriatikut, që është shumë më cilësore, Liga Ballkanike është alternativa e vetme për gara rajonale e klubeve kosovare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...