Ibra: Anglinë e pushtova për vetëm tre muaj

12 Janar 2017 - 15:11      

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, ka pohuar se i janë dashur vetëm tre muaj që ta pushtojë Anglinë, pas transferimit nga Paris Saint-Germaini.

35-vjeçari ka realizuar 18 gola në të gjitha garat, përfshirë 13 në Premier Ligë, duke mbetur vetëm prapa Diego Costas në listën e golashënuesve më të mirë.

Ibrahimoviqi ka insistuar se është i përqendruar që të ndihmojë klubin për ta fituar Premier Ligën sesa të fitojë çmimet individuale dhe beson se ata do të rikthehen në pozicion të mirë nëse bëjnë gabime ekipet lidere.

“Jam duke ndjekur trofeun kryesor – Premier Ligën. Ky është qëllimi im. Gjërat individuale vijnë si pjesë e objektivit kryesor sepse është si bonus për çdo lojtar. Nëse kolektivi bën mirë, atëherë individualët do të bëjnë mirë”, ka thënë Ibrahimoviq.

“Do t’i ndihmoj ekipit dhe do të bëjë atë që di më së miri – të shënoj gola, të luaj mirë dhe të krijoj raste për bashkëlojtarët. Nëse mund ta bëjë këtë, unë e di se do t’i ndihmoj ekipi tim”, ka shtuar ai.

“Nuk kam qëllime individuale sepse tashmë i kam realizuar, pas vetëm tre muajve në Angli, e pushtova atë – më mori kohë vetëm tre muaj”, ka thënë veç të tjerash Ibra.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...