12 Janar 2017 - 09:31
E përditshmja franceze "L'Equipe" ka shkruar se Lyoni ka filluar negociatat me Manchester Unitedin për transferimin e Januzajt gjatë këtij afati kalimtar.
Lyoni po e kërkon huazimin e Januzajt deri në fund të këtij edicioni, me detyrim të blerjes së kartonit në verë. Januzaj te Lyoni po shihet si zëvendësim adekuat për algjerianin Rachid Ghezzal, i cili i është bashkuar Përfaqësueses së Algjerisë në Kupën e Afrikës.
Po ashtu Ghezzal ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez që i skadon në fund të këtij edicioni, duke paralajmëruar largimin e tij.
Ndërkohë, Januzaj aktualisht është pjesë e Sunderlandit, ekip ku është huazuar për një vit nga Manchester Unitedi.
Ai te Sunderlandi deri më tani ka 13 paraqitje dhe vetëm një asistim në 13 paraqitje. Januzaj 21-vjeçar, ka kontratë me Manchesterin në verën e vitit të ardhshëm.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...