12 Janar 2017 - 09:12
Skuadra bardhekaltër është e fundit në Grupin A, me jo shumë gjasa për të avancuar në raundin tjetër, por mes krizës që po përjeton dhe rezultateve që kishte dhe i ka për synim ende, e ndan një vijë e hollë. Fare e hollë, shkruan sot Koha Ditore.
Prishtina ka humbur plot pesë ndeshje këtë stinor pas vazhdimit pesëminutësh dhe e ka fituar vetëm një. Tri i ka humbur në FIBA Europe Cup, një në Ligën Ballkanike dhe një në Superligën e Kosovës. Ka fituar atë të Ligës Ballkanike kundër Teodos (98:93) si vendase. Derisa, aventura në FIBA Europe Cup është harruar tashmë, ajo në Ligën Ballkanike dhemb më shumë, pasi skuadra kosovare është konsideruar edhe për këtë sezon favorite për të fituar titullin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...