Oscar: Kina mund të rivalizojë Premier Ligën

11 Janar 2017 - 10:10      

Lojtari i ri i ekipit kinez Shanghai SIPG beson se Super Liga kineze mund të rivalizojë Premier Ligën nëse ligës kineze i shtohen edhe disa super-yje.

Oscari u transferua te SIPG nga Chelsea për 60 milionë euro, duke u bashkuar me bashkëkombësin e tij Hulk dhe trajnerin Andre-Villas Boas.

25-vjeçari u transferua në Kinë në kohën kur tashmë janë aty yjet si Carlos Tevez, Axel Witsel, Ramires, Alex Teixeira, Ezequiel Lavezzi, John Obi Mikel, Graziano Pelle, Burak Yilmaz, Paulinho, Renato Augusto, Fredy Guarin dhe Jackson Martinez.

“Nëse ata vazhdojnë kështu, ndoshta po [do të rivalizojnë Premier Ligën], sepse kanë projekte të mira”, ka thënë Oscari për Sky Sports.

“Natyrisht se Premier Liga ka më shumë lojtarë të nivelit të lartë, por djemtë kinezë janë shumë të mirë. Ata kanë ndihmuar lojtarët e rinj dhe shpresoj të vazhdojnë në këtë mënyrë”.

“Transferimi ishte i mirë për mua, për Chelsean dhe për Shanghain. Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Super Ligën kineze”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...