Për gjysmën e afatit të kontratës janë kryer vetëm 23% e punëve

11 Janar 2017 - 08:35      

Fiks edhe tri ditë do të bëhen gjashtë muaj që nga dita e nisjes së punëve për rinovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të planit dinamik kanë mbetur edhe gjashtë muaj tëtjerë për të përfunduar punimet. Por deri tash vetëm 23 për qind të punëve janë kryer, që i bie se për gjashtë muajt e ardhshëm kanë mbetur të kryhen edhe 77 për qind të punëve.

Punët në stadiumin e Prishtinës kanë nisur më 14 korrik të vitit të kaluar dhe në bazë të kontratës, siç thotë drejtori i Departamentit të Sportit (DS) pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ibër Alaj, duhet të përfundojnë në muajin korrik të këtij viti. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...