10 Janar 2017 - 21:26
Ai ka vlerësuar se të vegjlit tani kanë mundësi të buzëqeshin.
“Pro apo kundër? Unë jam me ato pro, jam me të vegjlit, padyshim. Nëse kemi më shumë mundësi për të shkuar në Botëror mundemi vetëm të buzëqeshim ndaj kësaj zgjedhje. E kuptoj që mund të interpretohet si nder ndaj zgjedhësve të veçantë, por ndërkohë mendoj se është rasti më i mirë për të pasur mundësinë e ndryshimit të bazës dhe formatit të aktivitetit. Ndryshimet kanë ndodhur edhe më parë, merrni për shembull Evropianin e radhës: do të jetë në udhëtim dhe në ndryshim. Në rastin e Evropianit të ri, kjo është një mënyrë për të zgjeruar kufijtë e futbollit dhe për të ulur shpenzimet për çdo shtet. Euro 2016 na ka mësuar se realitete e vogla si e jona, apo Uellsi dhe Irlanda, mund të konkurrojnë në nivele të larta edhe pa një traditë të rëndësishme pas krahëve”, deklaroi trajneri i kuqezinjve për “SkySports”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...