Roma optimiste për mbajtjen e Manolas

10 Janar 2017 - 19:11      

Roma është optimiste se do të mbajë mbrojtësin e saj Kostas Manolas, që ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve me paraqitjet e tij.

Për shërbimet e Manolas raportohet se kanë shprehur interesim Manchester Unitedi dhe Interi, transmeton Koha.net.

Mediat italiane thonë se 40 milionë euro do të ishin të mjaftueshme për të larguar grekun nga Stadio Olimpico, por drejtori sportiv i Romës Mauro Baldissoni ka thënë se ai nuk është në shitje.

“Manolas të largohet në janar? Ku do të shkonte? Manchester United? Jo me sa e di unë. Nuk mendoj se ai do të largohet në janar”, është shprehur Baldissoni për reporterët.

Manolas ka 16 paraqitje në këtë sezon për Romën, duke ndihmuar të mbajë vendin e dytë në Serie A.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...