Hyka pritet të transferohet te skuadra amerikane

10 Janar 2017 - 10:50      

San Jose Earthquakes është duke u përforcuar për sezonin e ri dhe në mesin e përforcimeve pritet të jetë edhe anësori shqiptar Jahmir Hyka.

Hyka pritet t’i bashkohet The Quakes nga skuadra zvicerane e Lucerneit. Së bashku me anësorin shqiptar do të transferohet edhe sulmuesi Marco Urena, i cili luan për ekipin danez Brondby, transmeton Koha.net.

Hyka, 28-vjeçar, ka luajtur për ekipin zviceran në pesë sezonet e fundit. Ka realizuar 174 paraqitje dhe ka realizuar 27 gola. Ai më parë ka luajtur për Tiranën, Rosenborgun, Mainz 05 dhe Panionios.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...