Prishtina nis vitin 2017 me shpresën se ka lënë prapa telashet

10 Janar 2017 - 09:44      

Sigal Prishtina beson se telashet kanë ikur bashkë me vitin që shkoi. Kampionia e Kosovës dhe e Ligës Ballkanike, të martën pret ekipin bullgar Beroe në kuadër të Ligës Ballkanike dhe beson se do të nisë vitin 2017 me fitore. Ndeshja luhet në Prishtinë dhe nis në orën 19:00.

Sigal Prishtina ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tash dhe renditet e fundit në grup, me vetëm tetë pikë të mbledhura. Deri në fund të fazës së parë, Sigal Prishtina ka edhe katër ndeshje për t'i luajtur, prej të cilave tri i luan në shtëpi, shkruan sot Koha Ditore.

Pas përfundimit të pjesës vjeshtore, Sigal Prishtina ka bërë disa ndryshime. Ka ofruar tre basketbollistë: Nenad Deliq, Grant Johnson dhe Urim Zenelaj, që pritet të debutojnë ndaj Beroes. Krahas Deliqit e Johnsonit, i huaj te Prishtina është edhe Jabarie Hinds, kurse MJ Rhett nuk është pjesë e ekipit. Nuk dihet fati i tij.

Ekipi do të drejtohet nga ndihmësit Andin Rashica e Arben Nixha për shkak se drejtuesit po presin që deri në javën e ardhshme të zyrtarizojnë trajnerin italian Marco Calvani. Ky i fundit do të jetë trajneri i tretë i Sigal Prishtinës këtë edicion, pas Petar Mijoviqit e Jeronimo Sharinit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...