Shqipëria i ka kushtet më të mira, Kosova lojtarët

10 Janar 2017 - 09:29      

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Adrian Aliaj, thotë se Shqipëria ka kampionat dhe kushte më të mira sesa Kosova, por jo edhe lojtarë. Menaxheri Aliaj thotë se futbollistët nga Kosova depërtojnë më lehtë në klubet evropiane.

Ai jep edhe arsyen për këtë që thotë.

"Edhe pse kemi një kampionat më të mirë, kushte më të mira dhe trajnerë më të mirë, sërish lojtarët kosovarë depërtojnë më lehtë, pasi kanë një edukatë tjetër, të përfituar nga shkolla ish-jugosllave. Është për t'u habitur, por kjo mendoj se bën diferencën mes lojtarëve nga Kosova dhe tyre që rriten në Shqipëri", ka thënë Aliaj në një intervistë dhënë gazetës "Panorama", transmeton Koha Ditore.

Aliaj, që ka bërë karrierë në disa skuadra të ndryshme në Evropë, prej disa vjetësh drejton një agjenci menaxhimi lojtarësh. Nën menaxhim ka edhe ish-mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, kosovarin Amir Rrahmani.

Aliaj ndihmoi transferimin e Rrahmanit nga skuadra e RNK Split në drejtim të gjigantit kroat, Dinamo Zagreb. Dinamo e ka huazuar te skuadra e Lokomoitvës së Zagrebit deri në fund të këtij edicioni për të fituar përvojë. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...