Bunjaki shpreson që ardhja e Berishës do ta këndellë Përfaqësuesen

10 Janar 2017 - 09:23      

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, shpreson ta ketë në dispozicion sulmuesin kosovar të Melbourne Victory, Besart Berisha, për ndeshjen e radhës eliminatore, atë kundër Islandës.

Bunjaki shpreson se me ardhjen e sulmuesit Berisha, do ta stabilizojë pjesën ofensive. Kosova ndeshjen e pestë eliminatore për kampionatin botëror "Rusia 2018" kundër Islandës e zhvillon më 24 mars në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Për këtë ndeshje, Bunjaki pret edhe lojtarë të tjerë të rinj, shkruan sot Koha Ditore.

"Për ndeshjen kundër Islandës shpresoj t'i kem në dispozicion Besart Berishën, Atdhe Nuhiun, Donis Avdijajn dhe Loret Sadikun. Për Besartin kam thënë se llogaris që nga janari i këtij viti dhe ashtu mbetet. Unë nuk di ndonjë vendim tjetër të tij. E di që edhe vetë ka thënë se nëse gjithçka shkon në rregull do të jetë pjesë e Kosovës nga ky vit. Pra do të na bashkohen disa lojtarë për herë të parë", ka thënë të hënën për gazetën përzgjedhësi Bunjaki.

Berisha 31-vjeçar, më 4 nëntor të vitit të kaluar, mori leje nga FIFA për ta përfaqësuar Kosovën. Edhe vetë Berisha më herët për gazetën ka thënë se ka vendosur të luajë për Kosovën. Por ai nuk ka bërë të ditur se në cilën ndeshje shpreson të debutojë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...