Lavdia e dikurshme s'po e ndihmon hendbollin

10 Janar 2017 - 08:55      

Për sajtin e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) ishte i papritur rezultati thuajse i barabartë deri në minutat e fundit të ndeshjes ndërmjet Estonisë e Kosovës.

Pasi Estonia të mërkurën në Gjakovë kishte fituar bindshëm ndaj Kosovës (31:17), ishte befasi që vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes në Polva, të dielën, Estonia të kishte vetëm një gol epërsi. Estonezët më pas shënuan edhe tre gola të tjerë, nuk pranuan asnjë dhe e fituan ndeshjen 27:23, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu edhe një cikli eliminator të Kosovës i erdhi fundi pa fitore të shënuar dhe larg realizimit të synimit, apo për dikë të ëndrrës, për të kaluar në një raund tjetër eliminator. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...