Kosova më 19 janar mëson kundërshtarët në kualifikimet për Botëror

9 Janar 2017 - 22:33      

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra do të mësojë kundërshtarët në raundin preliminar për Kampionatin Botëror 2019, në shortin që do të tërhiqet më 19 janar.

Kështu ka njoftuar UEFA për 16 ekipet me koeficient të ulët, në mesin e të cilave është edhe Kosova që merr pjesë për herë të parë në këto kualifikime.

16 ekipet do të ndahen në katër grupe me nga katër ekipe.

Në raundin preliminar do të marrin pjesë: Turqia, Izraeli, Greqia, Kazakistani, Estonia, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavia, Malta, Mali i Zi, Gjeorgjia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Andorra dhe Kosova.

Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen mes 6 dhe 11 prillit, ndërsa tutje kalojnë fituesit e grupeve dhe ekipi më i suksesshëm nga pozita e dytë, në bazë të rezultateve me ekipin e parë dhe të tretë të grupit përkatës.

Pas raundit preliminar pesë ekipet do të luajnë me 30 të tjera në fazën e ardhshme.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...