De Biasi nuk e votoi as Ronaldon e as Messin si më të mirin e botës

9 Janar 2017 - 22:20      

Për futbollistin më të mirë të vitit 2016 votë jo të zakontë ka dhënë përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Ai ka votuar me pikë maksimale bashkëkombësin e tij portierin e Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon.

Në vend të dytë ai ka lënë Cristiano Ronaldon e në të tretin Lionel Messin.

I saktë në renditje është treguar kapiteni Ansi Agolli që ka dhënë pikë maksimale për Ronaldon, ndërsa Messin la në vend të dytë e Antoine Griezmannin të tretin.

Ronaldo fitoi sot çmimin për futbollistin më të mirë të vitit nga FIFA, në çmimin e parë të ndarë nga bashkëpunimi me France Football.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...