9 Janar 2017 - 19:56
Ronaldo, që me Real Madridin fitoi Ligën e Kampionëve dhe me Portugalinë Kampionatin Evropian, ka mposhtur në garë të drejtpërdrejtë edhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Pasi deklaroi se nuk mund ta besojë se arriti të fitonte në këtë garë ai e ka quajtur vitin 2016 si më të mirin në karrierë dhe në fund ka thumbuar rivalët nga Barcelona, që nuk ishin pjesëmarrës në ceremoninë e mbajtur nga FIFA, transmeton koha.net.
“Është e pabesueshme. Ky çmim për mua është për herë të parë. Falënderoj bashkëlojtarit e Realit, trajnerin dhe faleminderit. 2016 ishte viti më i mirë në karrierën time. Kam pasur shumë dyshime, por dola mirë. Pasi fitova gjithçka që fitove, e pash që mund t’ia dal. Me të vërtetë më vjen keq edhe për disa nga Barcelona që nuk ishin sot, por duhet të kuptohen”, ka deklaruar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...