Foto: Koha

Prishtina nis përgatitjet për stinorin pranveror [foto]

9 Janar 2017 - 13:38      

Prishtina sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore për stinorin pranveror.

Në stërvitjen e sotme janë prezent vetëm 15 futbollistë, 6 prej tyre të ekipit të parë, transmeton KTV.

Këto përgatitje po bëhen në fushën e mbyllur “Prince” në lagjen Arbëria, ndërsa është duke i udhëhequr ndihmëstrajneri Mentor Miftari.

“Skuadrës në fazën përgatitore, pas një jave pushim, më 16 janar, do t’i bashkëngjiten edhe pjesa e futbollistëve që kanë marrë pjesë në turneun e futbollit të vogël në Gjermani. Kurse, po ashtu, skuadrës të enjten më 12 janar i bashkëngjitet edhe drejtori sportiv, Lutz Lindemann”, ka konfirmuar dje klubi kryeqytetas.

Prishtina sezonin vjeshtor e mbylli në vendin e tretë me 35 pikë, një më pak se Llapi që mban vendin e dytë dhe katër më pak se lideri Trepça ’89.

Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës do të nis më 25 shkurt.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...