Talenti brazilian ka katër muaj që po pret rastin tek Interi

9 Janar 2017 - 10:50      

Katër muaj pas transferimit tek Interi për 30 milionë euro, sulmuesi brazilian Gabriel Barbosa ende po e pret rastin e parë të vërtetë për t'i dëshmuar klubit të ri se çfarë është në gjendje të bëjë, përcjell Koha Ditore.

Interi të dielën luan në udhëtim kundër Udineses në Serie A pas pushimit të dimrit dhe Gabriel po shpreson që do t'i jepet rasti, shkruan Reuters. Gjatë kësaj periudhe frustruese te Interi, 20-vjeçari me nofkën Gabigol ka shijuar vetëm 21 minuta lojë në Serie A, të ndara në tri ndeshje në të cilat është futur nga banka e rezervistëve.

Madje, njëra prej këtyre ndeshjeve ishte kundër Sassuolos ku Gabriel luajti vetëm 60 sekonda dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Kështu nuk është supozuar kur Gabriel u transferua tek Interi nga skuadra e Santosit, e cila më herët kishte nxjerr edhe Neymarin që po luan me sukses te Barcelona... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...