Shumë tifozë po e shohin Pachulian si “yll” të NBA-së

9 Janar 2017 - 09:56      

Në votimet për "All-Star" të NBA-së këtë stinor, shumë emra që mund të prisni janë lart në renditje. LeBron James, Kyrie Irving, Kevin Durant, Stephen Curry, James Harden dhe Russell Westbrook secili ka arritur të thyejë kufirin e 400 mijë votave.

Por, po ashtu këtë ka arritur të bëjë edhe Zaza Pachulia, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Për vitin e dytë rresht, Pachulia, një qendër 32-vjeçare e Golden State Warriorsave që vjen nga Gjeorgjia, është duke marrë numër total të votave që e tejkalon dukshëm paraqitjen e tij në fushë.

Stinorin e kaluar, derisa luante për Dallas Mavericksat, Pachulia përfundoi i katërti prej më të votuarve në Konferencën Perëndimore prapa Kobe Bryantit, Durantit dhe Kawi Leonardit, duke dështuar të futej në përbërje për vetëm 14 mijë vota. Këtë stinor ai gjendet i dyti në votime prapa Durantit dhe ka afro 100 mijë vota më tepër se Leonardi... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...