9 Janar 2017 - 08:32
"Reuters Sport" shikon disa prej faktorëve prapa kësaj serie impresive të skuadrës madrilene, përcjell Koha Ditore.
Menaxhimi i mençur i skuadrës
Zinedine Zidane me kujdes ka bërë ndërrime në skuadër për të përballuar kërkesat e mëdha që sjellë të luajturit në pesë gara këtë stinor, duke i dhënë mbi 900 minuta lojë deri në 20 lojtarëve, ndërsa asnjë prej lojtarëve nuk ka tejkaluar shifrën e 2000 minutave.
Kjo ka nënkuptuar se skuadra ka mbetur e freskët, me gjithë lëndimet e gjata të lojtarëve kyç si Gareth Bale, Toni Kroos, Luka Modriq, Sergio Ramos, Pepe dhe Casemiro.
"Gjëja e mirë është se të gjithë janë të përkushtuar ndaj kauzës që kemi. Nuk ka pakënaqësi kur lojtarët janë jashtë dhe kjo tregon shumë për grupin", ka thënë Zidane këtë javë.
Gola nga të gjitha anët e fushës
Mediumet spanjolle kritikonin Realin për varësinë e tepërt në golat e Cristiano Ronaldos, por fraza "varësi ndaj Cristianos" rrallë është përdorur këtë stinor pasi golat janë ndarë në mënyrë të barabartë në skuadër. Plot 21 lojtarë të Realit kanë shënuar në ndeshje zyrtare këtë stinor, ndërsa dhjetë prej tyre kanë shënuar dy e më tepër gola... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...