9 Janar 2017 - 08:20
Beqiri 42-vjeçar thotë se si futbollist i kishte kaluar provat me sukses te Manchester Unitedi, në vitin 1996. Ai megjithatë nuk i ishte bashkuar gjigantit anglez të futbollit.
Thotë se fakti që Maqedonia ishte jashtë Bashkimit Evropian bëri që të mbetej pa kaluar te Unitedi, shkruan Koha Ditore. Beqiri, të premten, u zyrtarizua si trajner i ri i klubit të futbollit Ferizaj. Të dielën ka udhëtuar për Kosovë, ndërsa punën do ta nis të hënën (sot). Ai ka pasur karrierë të mirë si lojtar, por larg niveleve të Manchester Unitedit.
"Në vitin 1996 isha në prova te Manchester Unitedi, me gjeneratën e Eric Cantona, Gary Pallister, Gary Neville. Provën e kalova, por për shkak të pasaportës që kemi qenë jashtë EU-së, ishte problem i madh që nuk ngela te Manchester United. Ndryshe, provën e kalova pa problem. Do të më ngelet merak i jetës, për shkak se nuk ka qenë në pyetje kualiteti, por dokumentacioni", ka thënë Beqiri të dielën për gazetën... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...