Foto: Koha / ilustrim

Hajvalia vërshohet nga të rinjtë

9 Janar 2017 - 10:16      

Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, ka thënë se interesimi i lojtarëve të rinj për të qenë pjesë e skuadrës së tij është shumë i madh.

Ai ka thënë se numri i lojtarëve në stërvitjen e parë të vitit pritet të jetë rreth 40. Hajvalia të hënën (sot) do t'i nisë përgatitjet, por me pak shpresë për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Futbollistët që do të mbeten pjesë e Hajvalisë për pranverë, siç thotë Bajrami, nuk do të kenë paga.

"Më habit fakti se më shumë ka kërkesa tash për të qenë pjesë e Hajvalisë se që kishte kur luftonim për titull. Në pranverë do të hyjmë me një ekip të formuar nga lojtarë të rinj, por do të mundohemi të tregojmë cilësitë që kemi. Lojtarë të rinj nga Prishtina, Drita, Llapi, Gjilani, Vushtrria, 2 Korriku dhe skuadra e tjera kanë shprehur interesim të na bashkohen. Afërsisht 40 lojtarë do të jenë në ditët e para të përgatitjeve. Kryesia ka marrë vendim që në shumicën e ndeshjeve t'u ofrojë premia lojtarëve. Paga nuk do të ketë", ka thënë Bajrami të dielën për gazetën Koha Ditore.

Hajvalia pjesën vjeshtore e mbylli në vendin e fundit me shtatë pikë, pesë më pak se Trepça që është e parafundit (11). Nga Hajvalia, në mungesë të mjeteve financiare janë larguar shumë futbollistë që bartën barrën kryesore në pjesën vjeshtore.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...