Tmushiq, vendori i Bashkimit, i suspenduar për rrahje të rëndë në Mal të Zi

9 Janar 2017 - 08:12      

Në fillim të shkurtit të vitit të kaluar, një incizim i një incidenti të madh që ndodhi menjëherë pas ndeshjes mes Lovçenit të Cetinjes dhe klubit Ibar nga Rozhaja bëri bujë në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së kampionatit të Malit të Zi në basketboll erdhi te një rrahje masive mes lojtarëve, ndërsa një lojtar i klubit mysafir përfundoi në spital, shkruan Koha Ditore.

Basketbollisti i atëhershëm i Lovçenit, Mikaile Tmushiq, u vlerësua ndër iniciatorët e incidentit. Tmushiq kishte goditur fuqishëm lojtarin e ekipit rival, që kishte mbetur shtrirë në parket.

Tmushiq tani luan për Bashkimin e Prizrenit. Madje në Kosovë luan si lojtar vendor, pasi ka lindur në Pejë. Është malazias, por i gatshëm të luajë për Kosovën, nëse përfaqësuesja e Kosovës shfaq interes për të.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...