Barcelona dështon të mbajë hapin me Realin

8 Janar 2017 - 22:36      

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1 me 1 me Villarrealin si mysafir, duke humbur hapin me liderin e tabelës në La Ligë, Real Madridin.

Nicola Sansone i dha epërsinë Villarrealit në minutën e 49-të, pas asistimit nga Alexandre Pato, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 90-të nga Lionel Messi që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë.

Barcelona mbetet e treta në tabelë me 35 pikë të grumbulluara pas 17 ndeshjeve. Reali vazhdon të prijë me 40 pikë e me një ndeshje më pak të zhvilluar. Sevilla është e dyta me 36 pikë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...